Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“La Masia është shkollë jete”, Alcantara kujton kohët e kaluara në Barcelonë

schedule09:39 - 1 Maj, 2021

schedule 09:39 - 1 Maj, 2021

Thiago Alcantara ka vlerësuar zhvillimin e tij të hershëm në Barcelona, ​​duke e quajtur La Masia më shumë sesa thjesht një vend ku bëhen lojtarë të shkëlqyeshëm, por një që zhvillon edhe njerëzit.

Thiago Alcantara është një nga talentet më të mirë të dalë nga akademia e Barcelonës, La Masia. Mesfushori i Lverpool kujton kohën e kaluar te katalanasit dhe e quan La Masian më shumë një shkollë jete se futbolli.

 

“La Masia ishte më shumë se një shkollë futbolli, që në moshë të vogël ata na mësojnë të respektojmë kundërshtarët, shokët e skuadrës, trajnerët dhe çdo person që hasim në jetën tonë”, tregon ai.

 

Pasi u bashkua me akademinë në 2005, Thiago u përfshi në të gjitha skuadrat e moshave të Barcelonës para se të bënte debutimin e tij me ekipin e parë në vitin 2009, duke zëvendësuar Eidur Gudjohnsen kundër Mallorca. Me kalimin e kohës minutat e pakta u bënë problem dhe ai u transferua te Bayern Munich në vitin 2013.

Ishte diçka e papritur pasi Thiago vendosi të largohej nga Bayern Munchen në vitin 2020. Alcantara e komenton kështu: “Doja sfida të reja dhe të mësoja për një kampionat dhe klub të ri. Kjo ishte arsyeja që unë u zhvendosa në Liverpool. Gjitahstu edhe pranie Klopp këtu ndikoi”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!