La LSI për t’u futur në kuvend, deputetja krah Ramës: Besojani votën energjisë së kryeministrit

schedule12:25 - 14 Prill, 2021

schedule 12:25 - 14 Prill, 2021

Aurora Mara, deputetja e cila erdhi në Kuvend nga listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim pasi opozita dogji mandatet, është shfaqur ditën e sotme krah kryeministrit Edi Rama në Mat.

Ajo kandidon për deputete në zgjedhjet e 25 Prillit nën siglën e socialistëve e dyta në qarkun e Dibrës. Në një takim me të rinj që votojnë për herë të parë, Mara deklaroi se rinia është e ardhmja dhe ajo duhet t’ia besojë votën e saj energjisë së kryeministrit Rama për Shqipërinë që duam.

“Rinia është e ardhmja. Është shpresa e këtij vendi. Sot jemi me të rinj që votojnë për herë të parë që kalojnë nga një fazë shkujdesje te përgjegjësia sociale. Vota është e shenjtë. Kultura, tradita, e ardhmja e një kombi.

Vota është shumë e rëndësishme.  Besojani votës tuaj energjisë, vizionit, përkushtimit, këmbënguljes së kryeministrit Rama për ta bërë Shqipërinë që duam. Besojani votën tuaj vizionit të ardhmes, Numrit 12, Partisë Socialiste. Është e vetmja forcë politike që punon për të mirën e kombit dhe shqiptarëve me përkushtim dhe punë”, tha Mara./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!