La Liga “peshkon” lojtarët shqiptarë, Bajrami dhe Çekiçi në radarët e klubeve spanjolle

schedule13:47 - 24 Janar, 2023

schedule 13:47 - 24 Janar, 2023

Liga kryesore spanjolle është kthyer si një aeroport për lojtarët shqiptarë. Në një nga ligat më kryesore evropiane ndodhet Uzuni, Sadiku, Bare dhe Balliu, ndërsa tashmë edhe dy lojtarë të tjerë janë kthyer në të kërkuarit e këtij kampionati.

Valencia e Gatuso kërkon një mesfushor fantazist, dhe në listën e të preferuarëve është Nedim Bajrami. Kreu i Empolit kërkon të paktën 10 milionë euro për kartonin e Bajramit, por kjo shifër mund të ulet pak pasi fantazisti shqiptar nuk po luan shumë.

Endri Çekiçi gjithashtu mund të ketë të ardhmen e tij në La Liga. Për 26-vjeçarin ka ofertë nga interes nga Real Sociedad. Çekiçit i skadon kontrata në verë me klubin e tij aktual turk./ h.ll/abncews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!