A thua ishte kjo një lamtumirë?
Mesa duket po, pas ndalesës që Reali pësoi në shtëpi ndaj Zhironës.
Diferenca në kampionat me Barcelonën është e tillë që nuk të jep shumë shpresë për përmbysje të situatës.
Përfundoi 1-1 dueli në “Santiago Bernabeu”, edhe pse madrilenët patën epërsi në thuajse gjithçka.
Nuk mjaftoi goli I shënuar në nisje të pjesës së parë nga Federiko Valverde, pasi miqtë u përgjigjën shpejt me rrjetën e realizuar nga ish-lojtari I Atletikos, Tomas Lemar.
Pas humbjes po në “Bernabeu” ndaj Bajernit në Champions, barazimi ndaj Zhironës plotësoi një javë të zezë për rekordmenët e titujve në Spanjë dhe në Europë.
Siç shkruajnë mediat, shpresa e vetme mbetet pikërisht Championsi.
E përditshmja e kryeqytetit “Marka” titullin: Mynihu ose asgjë! Katastrofë e Madridit që praktikisht I thotë lamtumirë La Ligës!”
Ja edhe përfundimi I gazetës tjetër sportive të Madridit, “AS”: Dënim kapital! Reali konfirmon lamtumirën nga La Liga me një barazim të trishtuar ndaj Zhironës! Të bardhët protestojnë për penallti!
Skuadra e trajnerit Arbeloa bëri shumë, 17 gjuajtje në portë ndaj 7 të miqve, dhe 9 në kuadrat ndaj vetëm dy, por sërish doli pak.
Barcelona duket se po shkon drejt mbrojtjes së titullit të fituar vjet.


