La Liga ka një sponsor dhe logo të re, spanjollët fillojnë bashkëpunimin me EA Sports

schedule18:15 - 24 Prill, 2023

schedule 18:15 - 24 Prill, 2023

Gjigandi i lojërave video EA Sports do të jetë sponsori titullar i La Ligës duke filluar nga 2023/2024.

Sipas botimit spanjoll Marca, marrëveshja me Electronic Arts është e lidhur për pesë vjet dhe shuma vjetore e pagesave do të jetë 30 milionë euro, që tejkalon ndjeshëm të ardhurat nga sponsorizimi nga kontrata me bankën, e cila ka paguar La Ligën 17 milionë euro që nga viti 2016.

Nga fillimi i sezonit të ardhshëm, kampionati do të riemërohet La Liga EA Sports,  simbolet e sponsorit të titullit mund të shihen edhe në logon e përditësuar të turneut. /G.D abcnews.al/