Barcelona po punon për rikthimin e Lionel Messit.
Klubi katalanas do të bëjë gjithçka për të transferuar sulmuesin, të cilit kontrata me PSG-në i skadon në verë. Barcelona dëshiron të nënshkruajë me Messin në qershor, shkruan gazetarja e Fox Sports Argentina dhe Telemundo Deportes, Veronica Brunati.
Leo dëshiron të kthehet në Barça. Palët kanë arritur një marrëveshje në parim që lejon bisedimet fillestare për tranzicionin. Paga e Messit te Barça do të jetë më e ulët se ajo që merr në PSG, por rikthimi i mundshëm i Leos nuk është për arsye ekonomike, por zemre.
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka krijuar një marrëdhënie me argjentinasin.
La Liga është gati të miratojë planin e qëndrueshmërisë së Barcelonës. Kjo ndoshta do të ndodhë më 19 maj.
Barcelona ka kërkuar zyrtarisht nga La Liga që të sigurojë një dokument me shkrim që thotë se Leo Messi mund të regjistrohet. Katalanasit do t’ia dërgojnë lojtarit si garanci se një situatë si ajo e dy viteve më parë nuk do të ndodhë më. /G.D abcnews.al/
Burimi Twitteri i Veronica Brunatit

