La fushën ndaj Leverkusen, zbulohet shkalla e dëmtimit të Coman

schedule20:33 - 21 Dhjetor, 2020

schedule 20:33 - 21 Dhjetor, 2020

Kingsley Coman është një nga lojtarët “e qelqtë” të kampionateve të mëdha europiane. Francezi thuajse në çdo sezon pëson dëmtime, ashtu siç ndodhi edhe në ndeshjen e fundit të Bayern Munchen ndaj Bayer Leverkusen.

 

Sulmuesi u dëmtua në minutën e 32-të dhe në vend të tij u aktivizua Leroy Sane. Në Bavari janë të shqetësuar për gjendjen e francezit. Sot ai ka kryer vizitat mjekësore dhe rezultatet duket se kanë qenë pozitive.

Nga ajo që raportonë vetë klubi i Bayern Munchen, Coman ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshën e majtë. Dëmtimi është minimal dhe mungesa e 24-vjeçarit nuk do të jetë e gjatë. Ai favorizohet nga fakti se pranë janë pushimet e festave. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!