La fushën e lojës vetëm pas disa minutave, mësohet shkalla e dëmtimit të Berat Gjimshitit

schedule09:42 - 5 Dhjetor, 2023

schedule 09:42 - 5 Dhjetor, 2023

Berat Gjimshiti ka luajtur vetëm 19 minuta në sfidën e fundit të javës së 14-të në Serie A, ku Atalanta ndeshej ndaj Torinos.

Kapiteni i kombëtares shqiptare bëri me shenjë nga stoli për një zëvendësim pasi kishte probleme muskulore dhe doli nga fusha në minutën e 19’.

Një situatë shqetësuese për lojtarin, i cili në periudhën e fundit ka luajtur si një nga pikat kyçe të mbrojtjes së Atalanta, pa lënë pas faktin se është një nga liderët e kombëtares së Shqipërisë.

Mediat italiane kanë zbuluar se dëmtimi që detyroi daljen e tij nga fusha është një tërheqje muskulore në kofshën e majtë. Futbollisti do t’i nënshtrohet kontrolleve më të hollësishme gjatë ditës së sotme për të përcaktuar edhe terapinë e rikuperimit.

Siç raportojnë mediat në Itali, mbrojtësi i ekipit bergamez pritet të qëndrojë jashtë fushave të blerta për rreth 15 ditë./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!