Kylie Minogue hedh poshtë thashethemet se është fejuar me Paul Solomons

schedule09:45 - 7 Shkurt, 2021

schedule 09:45 - 7 Shkurt, 2021

Kylie Minogue ka hedhur poshtë thashethemet se është fejuar me të dashurin me të dashurin Paul Solomons, pavarësisht se njerka e këtij të fundit konfirmoi se lajmi është i vërtetë.

Gloria Solomon u shpreh për “Mail Online”: “Ajo është shumë e mirë dhe jam e entuziazmuar që janë fejuar. Është shumë emocionuese. Por, më vjen keq, nuk mund t’ju them më shumë sepse më kanë kërkuar të mos e bëjë këtë gjë.”

Në një reagim në twitter, këngëtarja australiane mohoi lajmet se është fejuar, por shtoi se është e dashuruar marrëzisht me Paul. Ata nisën lidhjen në Shkurt të 2018-ës, dhe e zyrtarizuan tre muaj më vonë me një foto nga ditëlindja e saj. /abcnews.al

Çmimet Gratë e Vitit të Harper's Bazaar 2018

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!