Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Kylie Jenner vishet nga stilisti shqiptar

schedule21:13 - 24 Shtator, 2021

schedule 21:13 - 24 Shtator, 2021

Për më shumë se një vit, Valdrin Sahiti e ka mbajtur të fshehtë që ka punuar me Kylie Jenner. Miliarderja 24-vjeçare lançoi së fundmi linjën e saj të produkteve për fëmijë, KylieBaby. Në videon promovuese, Kylie shfaqet me të bijën Stormin, dhe një prej veshjeve në klip, është krijim i stilistit shqiptar.

Kylie Jenner promovon linjën e re me një fustan të Valdrin

“Muza @kyliejenner. Zyrtarisht VSLOVER”, ka shkruar Valdrini. Bashkëpunimi me Kylie Jenner shënon një tjetër sukses në karrierën e Sahitit. Kjo nuk është hera e parë që stilisti ka punuar me emra të njohur. Bebe Rexha, Yung Miami, Kelly Rowland dhe Winnie Harlow janë ndër yjet që janë mahnitur nga krijimet e stilistit nga Kosova.



Kylie Jenner promovon linjën e re me një fustan të Valdrin

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!