Kylie Jenner ka zbuluar më në fund emrin e djalit të porsalindur. Nëpërmjet një statusi në Instastory, miliarderja ka shkruar Wolf Webster që në shqip do të thotë “ujk”. Manjatja e bukurisë, e cila solli në jetë fëmijën e saj të dytë më 2 shkurt, priti katër ditë para se të njoftonte ardhjen e tij në jetë.
Ajo postoi një foto të dorës së tij së bashku me datën e lindjes dhe një zemër blu që tregonte se kishte lindur një djalë. Në shtator, 24 vjeçarja dhe reperi Travis Scott konfirmuan shtatzëninë e saj në një video emocionuese në Instagram. Ata kanë dhe një vajzë 4 vjeçare me emrin Stormi.
/abcnews.al