Kylie Jenner rikthehet me babain e vajzës 3-vjeçare

schedule15:30 - 16 Qershor, 2021

schedule 15:30 - 16 Qershor, 2021

Kylie Jenner dhe Travis Scott sapo kanë konfirmuar rikthimin pasi reperi i shprehu publikisht dashurinë. Dyshja e famshme morën pjesë në 72 vjetorin e Parsons Benefit në New York të martën, teksa pozuan në tapetin e kuq së bashku me vajzën e tyre 3-vjeçare, Stormi.

Reperi u vlerësua me një çmim dhe gjatë fjalës së tij u sigurua të thoshte disa fjalë të veçanta për familjen e tij. “Stormi, unë të dua dhe grua, të dua“, ka thënë reperi. Më parë, një burim për Entertainment Tonight është shprehur se Jenner dhe Scott “po përpiqen t’i bëjnë gjërat të funksionojnë”.

Kylie Jenner Travis Scott Stormi Webster

“Kylie dhe Travis janë në marrëdhënie shumë të ngushta dhe idealisht, Kylie do të donte të kishte më shumë fëmijë një ditë dhe sigurisht që do të donte që babai i fëmijëve të saj të ardhshëm të ishte Travis, por ata nuk po i bëjnë asnjë presion vetvetes por po shohin se ku shkojnë gjërat “, tha burimi. /abcnews.al