Instagrami është kthyer në një mjet biznesi, ku njerëzit gjenerojnë të ardhura marramendëse vetëm përmes postimeve që bëjnë. “Hoper Hq” edhe këtë vit ka nxjerrë listët e përfituesve më të mëdhenj nga ky rrjet social. Më parë, fronin e më të paguarës e mbante Kylie Jenner, e cila numëron më shumë se 183 milion ndjekës.
Sipas listës së publikuar nga “Hopper HQ”, më i paguari për këtë vit është Dwayne Johnson, i cili paguhet më shumë se 1 milion dollarë për një postim të sponsorizuar, ndjekur më pas nga 22-vjeçarja miliardere Jenner.
Kylie ka zbritur në vend të dytë, e cila ka përfituar 986 mijë dollarë për postim, ndërsa në vendin e tretë është renditur Cristiano Ronaldo me 889 mijë dollarë për postim. Në top 10-shen si më të paguarit përfshihen edhe Kim Kardashian, Ariana Grande, Selena Gomez, Beyonce, Justin Bieber, Taylor Swift dhe Neymar da Silva. /abcnews.al