Kylie Jenner është një ndër personazhet më të komentuar dhe gjithmonë është vënë në fokus të mediave rozë. Ajo është shumë aktive në rrjete sociale, ku shpesh ndan foto të cilat menjëherë marrin vëmendjen e të gjithëve. 22-vjeçarja ka eksperimentuar shumë me pamjen e saj, ku shpeshherë është shfaqur me flokë bjonde dhe rozë.
Ndërkohë së fundmi, ylli televiziv ka marrë sërish vëmendje me disa foto që ka ndarë në rrjete sociale. 23-vjeçarja bie në sy për pamjen në të cilën shfaqet dhe sigurisht duke vënë në pah gjithashtu edhe linjat perfekte trupore. “Ndihem e lezetshme”, ka shkruar Kylie krahas fotos.
Ajo është komentuar shumë, sidomos së fundmi për shkak të skandalit të publikuar nga “Forbes”. Pak kohë pasi e renditi 23-vjeçaren si miliarderen më të rë në botë, revista prestigjioze hodhi akuza ndaj saj se ka mashtruar lidhur me pasurinë dhe biznesin “Kylie Cosmetics”. xh.d/abcnews.al