Kylie Jenner dhe Travis Scott kanë ndryshuar emrin e djalit të tyre. Miliarderja 24-vjeçare zbuloi përmes Instagram Story se djali i tyre nuk quhet më Wolf. Ky njoftim erdhi vetëm disa orë pasi miliarderja ndau një video me momentet më të bukura nga pritja e ëmbël.
“Për informacionin tuaj emri i djalit tonë nuk është më Wolf. Thjesht nuk ndjenim sikur i përshtatej. Doja ta ndaja sepse vazhdoj ta shoh emrin Wolf kudo.”, ka shkruar Kylie. Miliarderja solli në jetë vajzën Stormi më 1 shkurt 2018, pas një shtatzënie shumë të fshehtë.
Katër vjet e një ditë më vonë, ajo mirëpriti djalin e saj më 2 shkurt 2022. /abcnews.al