Kylie Jenner është vënë në qendër të kritikave pasi lançoi një produkt për duart gjatë pandemisë së koronavirusit. Padyshim, pastruesi i duarve është bërë një domosdoshmëri dhe vitin që lamë pas ka qenë një ndër produktet më të kërkuara për shkak të Covid-19.
Ndërsa shumë ndjekës e konsideruan produktin si një domosdoshmëri, shumë të tjerë hodhën akuza se po përfiton nga pandemia. Ata vërshuan me komente të shumta në twitter, ku shkruajnë: “Kylie Jenner po shet me të vërtetë një produkt duarsh sikur të jetë diçka e veçantë.”
“Kylie bëri me të vërtetë një pastrues për lëkurën….si? Le të përfitojmë nga një pandemi.”, “Kam përdorur pastruesin e duarve të Kylie Jenner dhe tani të gjitha mikrobet e mia janë zhdukur. “, vijojnë komentet me ironi. /abcnews.al