Tranferimi i mundshëm i Kylian Mbappe te Real Madridi, në janar ose në verën e 2022, do të këtë një “viktimë” në skuadrën e bardhë. Ai nuk është askush tjetër përveç Eden Hazard, pozicionin e të cilit do ta zinte sulmuesi francez.
Hazard nënshkroi me Madridin një vit pas largimit të Ronaldos, por kontributi i tij në skuadër ka qenë shumë i kufizuar për shkak edhe të dëmtimeve të pasuara që në momentin që ai kaloi nga Stamford Bridge në Santiago Bernabeu.
Këto dëmtime kanë penguar tifozët madrilen të shijojnë versionin e futbollistit që “verboi” Chelsea dhe Belgjikën para se të vishte fanellën e bardhë.
Problem për Hazard nuk është vetëm ardhja e Mbappe. Tashmë në Madrid, Vini Jr e ka”varur në litar” pas një fillimi brilant te sezonit. Asisti i Hazard për Benzema, zbehet para tre golave të Vinit.
Vetë Hazard e ka kuptuar këtë gjë duke e pranuar se ende nuk është 100%, edhe pse tani çdo gjë po shkon mirë.
Belgu po ashtu është i vetëdijshëm se i ka borxh Realit dhe tifozëve.
“Real Madridi ka shpenzuar shumë për mua. Dua t’ua kthej atyre. Kam nënshkruar për 5 vite. Dy të parët nuk kanë qenë të mirë, por kam edhe tre të tjerë për të vertetuar vlerën time. Shpresoj se do të funksionojë, shpresoj se do të zgjohem në mëngjes dhe të bëj një stërvitje perfekte. Jam duke pritur momentin”, përfundon belgu. /abcnews.al/