Kylian Mbappe “mbret” te PSG, sulmuesi francez në historinë e klubit parisien

schedule09:19 - 27 Shkurt, 2023

schedule 09:19 - 27 Shkurt, 2023

Kylian Mbappe është futur në historinë e PSG-së në moshën 24-vjeçare.

Falë dygolëshit të tij të djeshëm ndaj Marseilles, sulmuesi francez ka arritur shifrën e 200 golave me klubin parisien në katër sezone e gjysmë.

Mbappe tashmë është në krye të golashënuesve më të mirë të PSG-së së bashku me Edison Cavanin, i cili gjithashtu ka 200 gola për Paris Saint Germain.

Por, Mbappe është vetëm një gol larg për t’u bërë i vetmi në renditje si sulmuesi më pjellor i klubit./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!