Sonte në mbrëmje pritet të zhvillohet sfida e kthimit mes PSG-së dhe Borussia Dortmund. Ndeshja do të zhvillohet pa tifozë në ‘’Parc des Princes’’ për shkak të frikës nga Coronovirus. Gjithsesi ka një lajm të mirë për tifozët francezë, sepse Kylian Mbappe do të jetë i gatshëm për të luajtur.
Kampioni i Botës me Francën nuk është stërvitur me skuadrën dy ditët e fundit për shkak të një gjendjeje gripale. Madje 20-vjeçari dyshohej se mund të ishte dhe me Covid-19, por rezultati fatmirësisht doli negativ. Ai do të jetë në listën e Tuchel dhe pse jo në fushë.
Nga ana tjetër është e sigurt mungesa e Thiago Silvës. Mbrojtësi brazilian nuk ia ka dalë dot dhe nuk do të jetë në fushë. Ndërsa Edison Cavani do të jetë në stol, pasi Icardi do të jetë titullar. Ndeshja e parë përfundoi me fitoren e gjermanëve 2-1 dhe sot pritet të vendoset se kush do të avancojë në çerekfinalet e Championsit. /abcnews.al
?#Mbappé dans le groupe du PSG pour affronter #Dortmund ce soir mais pas Thiago Silva. #RMCsport
— Mohamed Bouhafsi (@mohamedbouhafsi) March 11, 2020