Ndarjet janë shpesh herë të dhimbshme. Youssoufa Moukoko, talenti 16-vjeçar i Dortmund, është bërë protagonist i ngjarje aspak të hijshme. Sulmuesi është ndarë me të dashurën e tij, diçka që nuk e ka pritur aspak mirë.
Adoleshenti i ka kërkuar sqarime “ish”-it dhe e ka ftuar në shtëpinë e tij në ditët e para të javës. Bild raporton se Moukoko e ka mbyllur në shtëpi të dashurën përpara se të nisej për në stërvitje me verdhezinjtë.
Vajza ka telefonuar policinë, që ka zbarkuar në shtëpinë e sulmuesit për t’i dhënë fund “burgosjes” së saj. Denoncim nuk është bërë deri tani, por i mbetet në dorë Prokurorit nëse do të akuzojë talentin e Dortmundit. /abcnews.al