Inxhinierët në Japoni kanë vendosur një rekord të ri botëror për shpejtësinë më të madhe të internetit – dhe është kaq i shpejtë, saqë mund të shkarkoni gati 80,000 filma në vetëm një sekondë.
Rekordi i ri është 319 terabit për sekondë (Tb/s). Kjo është dyfishi i rekordit të mëparshëm botëror për shpejtësinë më të shpejtë dhe rreth 7.6 milion herë më shpejt se shpejtësia mesatare e internetit në shtëpi në SHBA (42 megabit për sekondë).
Llojet e ndryshme të lidhjeve në internet transmetojnë të dhëna mbi lloje të ndryshme të pajisjeve. Lidhjet e vjetra dial-up, për shembull, mbështeteshin në telat e telefonit, ndërsa lloji më i shpejtë i internetit në dispozicion, sot fibra përdor kabllo me fibër optike.
Këto kabllo transmetojnë të dhëna duke përdorur impulse drite, të cilat udhëtojnë përgjatë fibrave të holla optike me bërthama qelqi ose plastike. /abcnews.al