Ky vend ndërtoi një gardh për t’u “fshehur” nga turistët

schedule22:11 - 15 Maj, 2023

schedule 22:11 - 15 Maj, 2023

Fshati Hallstatt në Austri, një destinacion i preferuar për shumë turistë për shkak të peizazhit të tij natyror që të kujton mbretërinë imagjinare të Arendella në filmin e animuar të Disney Frozen, ngriti një gardh druri për të bllokuar pamjen e Alpeve në shenjë proteste ndaj fluksit të njerëzve.

“Ne kemi reaguar pas ankesave të banorëve të komunitetit”, tha për AFP një zyrtar komunal, i cili kërkoi të mos përmendet emri.

Me shtëpitë e tij tradicionale piktoreske të vendosura në bregun e pjerrët pranë një liqeni të pastër kristal dhe me majën e kishës që ngrihet në qiell, Hallstatt mirëpret afro një milion vizitorë çdo vit. Një “kopje” e fshatit u ndërtua edhe në Kinë.

Është gjithashtu shumë popullor në Korenë e Jugut, falë një seri televizive që shfaqte emrin e saj. Hallstatt është shpallur një vend i trashëgimisë botërore nga Unesco.

Gardhi u ngrit me shpresën se turistët nuk do të dynden më në një nga vendet më të njohura për të bërë selfie dhe banorët nuk do të ankohen më për zhurmën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!