Vajrat esencialë kanë gjetur një përdorim të gjerë viteve të fundit. Përveç efektit që japin në kurimin e sëmundjeve, po përdoren dhe në kozmetikë për trajtimin e problemeve të lëkurës. Për të folur për efektshmërinë e tyre, i ftuar në “Abc-ja e mëngjesit” ishte agronomi Zef Gjeta, i cili u shpreh se vajzat esencial mund të merren nëpërmjet pirjes dhe përdorimit të jashtëm.
Një ndër vajrat që përmendi ishte ai i arrës, që përdoret për kurimin e kollës. “Për të kaluar një situatë kolle të vështirë, që vjen nga një ftohje e hershme, nga covidi. Më ka rastisur ata që vuajnë nga tumori dhe sëmundje të tjera dhe kolla iu jep një shqetësim të madh.
Duhen rreth një gjysmë litri për ta përdorur për të hequr kollën.”, tha ai. Më tej, ai shtoi se këto vajra duhet të përdoren gjithmonë gjysmë ore ose një orë para apo pas vaktit ushqimor. /abcnews.al