Ky test zbulon se sa stres keni

schedule20:31 - 26 Nëntor, 2022

schedule 20:31 - 26 Nëntor, 2022

Shumë njerëz ndihen të mbingarkuar, kanë mungesë kohe dhe tepricë të detyrave në shumë fronte dhe kanë ndjenjën se nga ata pritet të bëjnë gjithçka.

Në situata të tilla, ne përballemi me stres që mund të jetë toksik për shëndetin mendor dhe fizik. Stresi është reagimi i trupit ndaj ndjenjës së të qenit i kërcënuar, domethënë ai përfaqëson përgjigjen e trupit ndaj një situate të tensionuar dhe lidhet me dëshirën për të mbijetuar. Jeta në stresin e përditshëm kërcënon cilësinë e jetës dhe shëndetin, ndaj është e rëndësishme ta mbani nën kontroll dhe të mësoni se si t’i rezistoni ndikimit të tij negativ.

Profesori i psikologjisë Gail Kinman shpjegoi: “Presioni mund të përmirësojë shëndetin dhe performancën nëse është afatshkurtër, por nëse zgjatet dhe ndiheni jashtë kontrollit ose të pambështetur, mund të ndikojë në shëndetin tuaj mendor dhe fizik”.

Frika ka një lidhje të veçantë me stresin, sepse ka një rrahje zemre të përshpejtuar, muskuj të tensionuar, turbullim të shikimit dhe adrenalinë. Frika dhe stresi ekzistojnë për të ndihmuar njerëzit të përballen me kërcënimet afatshkurtra, të tilla si ikja nga rreziku.

Por nëse stresi zgjatet dhe përballeni me të në mënyrë të përsëritur, mund të shkaktojë presion të lartë të gjakut si dhe probleme me zemrën. Kur janë nën stres, njerëzit bëhen më të disponuar, ka mundësi që të rritet oreksi, të rritet rreziku i konsumimit të alkoolit, të ketë konflikt me të dashurit.

Ekzistojnë teknika të ndryshme që mund të ndihmojnë në uljen e stresit, si ushtrimet, joga, qëndrimi në natyrë etj.

Para së gjithash, është e rëndësishme të refuzoni detyrat që do të rëndojnë jetën tuaj, si dhe të merrni pak kohë për veten tuaj, të kënaqni veten, të flisni me njerëzit e afërt për ndjenjat tuaja, të mësoni të thoni JO…

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!