Ushtria e Izraelit tha sot se thirrjet e saj drejtuar palestinezëve në Rripin e Gazës për t’u evakuuar drejt jugut, larg fokusit kryesor të luftës kundër Hamasit, tani janë urgjente.
“Për dy javët e fundit, ne u kemi bërë thirrje banorëve të Rripit të Gazës veriore dhe qytetit të Gazës që të lëvizin përkohësisht në jug. Lëvizja në jug është për sigurinë e tyre,” tha zëdhënësi ushtarak Daniel Hagari.
“Sot theksojmë se kjo është një thirrje urgjente”, tha ai në një konferencë televizive.
Hagari shtoi se numri i personave të konfirmuar si pengje në Gaza që nga sulmi ndërkufitar i Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor ishte rritur në 239.