Ky stil i vetullave është bërë trendi i preferuar i vajzave

schedule19:50 - 20 Janar, 2021

schedule 19:50 - 20 Janar, 2021

Vetullat e drejta kanë qenë dikur stili më i popullarizuar mes grave koreane për një kohë të gjatë, por duket se tani po ndryshon.

Trendet e modës dhe make up janë shpesh një gjë e shpejtë në Korenë e Jugut, por vetullat e drejta kanë qenë në stil për shumë vite. Vetulla e drejtë ndihmon në krijimin e një pamjeje të pafajshme dhe rinore, kështu që ka qenë një gjë e domosdoshme për gratë.

Mesa duket modelet e rinj tani po e ndryshojnë këtë trend të modës duke zgjedhur një stil vetullash pak të harkuar dhe stile të tjera unike. Ndërsa nuk mund të duket si një ndryshim i madh, padyshim që vërehet nëse e shikoni nga afër! l.k/abcnews.al

(grup vajzash me vetulla të drejta)