Ky shtet shënoi sot rekord viktimash nga koronavirusi

schedule13:43 - 29 Maj, 2020

schedule 13:43 - 29 Maj, 2020

Në Rusi janë konfirmuar të premten 8,572 raste të reja mekoronavirus, duke e çuar numrin zyrtar të të prekurve në vend në 387.623.

Rusia ka raportuar 232 vdekje nga koronavirusi në 24 orët e fundit, një shifër rekord një ditore. Numri i viktimave në total ka shkuar në 4,374 – një normë dukshëm më e ulët sesa në shumë vende të tjera të goditur rëndë nga pandemia.

Ndërkaq, numri i personave që janë shëruar gjatë 24 orëve të kaluara ishte 8.264. Moska është qyteti më i goditur, gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 2.332 raste. /abcnews.al