Kryeministri bullgar Kirill Petkov ka njoftuar sot se të moshuarit që do vaksinohen kundër COVID do të marrin pension shtesë për 6 muaj.
Ky vendim është marrë në kuadër të masave të qeverisë për të shtyrë përpara fushatën e vaksinimit.
Petkov i cili mori detyrën si kryeministër këtë muaj, deklaroi se çdo shtetas bullgar në moshën e pensionimit, do marrë 38.39 euro në muaj përveç pensionit të rij, gjashtë muaj pas marrjes së dozës parë ose të dytë të vaksinës.
Në Bullgari vetëm 27% e të rriturve janë imunizuar plotësisht, krahasuar me mesataren me 68% në shtetet e Bashkimit Europian. m.v/Abcnews.al