Ky shqiptar po konsiderohet si hero në Zvicër, gjesti që bëri  

schedule10:23 - 20 Shtator, 2022

schedule 10:23 - 20 Shtator, 2022

Një shqiptar është bërë hero në Zvicër, pasi shpëtoi një djalë që po dhunohej fizikisht nga 20 persona.

Agron Ajeti po priste në stacionin e autobusëve “Waser” në Winterthur, më 3 shtator, ndërsa një grup prej 20 personash rrahën një pasagjer dhe më pas i vunë zjarrin, duke e lyer paraprakisht me lëndë djegëse.

Ishte gati mesnatë, por Ajeti, ish-ushtar nga Maqedonia e Veriut arriti që të hiqte nga duart e 20 dhunuesve djalin nga Zvicra.

Mediat vendase shkruajnë se ish-ushtari nga Maqedonia nuk hezitoi asnjë sekondë, i përzuri sulmuesit dhe hodhi xhaketën e tij mbi të dhunuarin për të shuar flakët.

Agron Ajeti ndodhje për vizitë në familjen e tij në Zvicër. “Nuk e prisja një krim të tillë këtu”, tha 30-vjeçari shqiptar, ndërsa djali që u dhunua është dërguar në spital me djegie dhe mavijosje. /abcnews.al