Finem është artisti më i dëgjuar i javës në Shqipëri, sipas ‘Billboard Albania’.
Reperi ka arritur të rrëzojë nga froni këtë javë Mozzikun, i cili kishte 20 javë me radhë që kryesonte klasifikimin “ARTIST 10”.
Sakaq, Finem ka lënë pas me një diferencë të vogël në klikime, Capital T, Stresin dhe Noizy-n.
View this post on Instagram
Kujtojmë që ai u bë i njohur me këngën që u kthye në hit ‘Benzi’, këngë e cila numëron më shumë se 24 milionë klikime në vetëm një vit. l.k/abcnews.al