Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ky nuk është gjyq për Veliajn”/ Mbledhja e Këshillit Bashkiak, Fino: Dita për të marrë një vendim të domosdoshëm për Tiranën

schedule16:13 - 23 Shtator, 2025

schedule 16:13 - 23 Shtator, 2025

Këshilli Bashkiak i Tiranës do të votojë sot për shkarkimin e Erjon Veliajt nga posti i kryebashkiakut. Komisioni i ligjeve në këshillin bashkiak futi në axhendën e mbledhjes propozimin e PS për shkarkimin e Veliajt. Këshilltaret e opozitës dhe ata socialistë ranë dakord të votojnë pro këtij propozimi. Demokratët ndërkohë kërkuan që Veliaj të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe të dëgjohet fjala e tij.

“Mbledhja e sotme nuk është një mbledhje e zakonshme, dhe nuk është as gjyq për kryebashkiakun Erion Veliaj, që mbahet i mbyllur në paraburgim prej 7 muajsh ndërkohë që Tirana mbetur pa të zgjedhurin e saj. Për ne ka qenë privilegj, dhe përgjegjësi të punojmë nga afër me Erion Veliajn dhe deri në provë të kundërt ai sot është një i pafajshëm, që i është mohuar e drejta elementare e prezumimit të pafajësisë. Por ne, këshilltarët socialistë nuk kemi as qëllimin as mundësinë të ndikojmë në kursin e procesit ndaj tij.
Ne kemi vetëm detyrimin të ndryshojmë kursin e drejtimit të kryeqytetit, duke I hapur rrugë zgjedhjeve të reja pasi gjendja e Tiranës kërkon një fillim të ri dhe një legjitimitet të ri demokratik.

E kujtojmë të gjithë si ishte Tirana, kur Veliaj nisi transformimin e dytë të saj pas agonisë së imponuar nga kryebashkiaku I mëparshëm jemi të gjithë dëshmitarë të transformimit që ka njohur kryeqyteti ynë gjatë këtyre viteve. Dhe nuk është rastësi që qytetarët e Tiranës ia kanë rinovuar besimin Erion Veliaj tre herë rresht. Por sot është dita për të marrë një vendim të domosdoshëm për Tiranën, dhe për qytetarët e saj. Që nuk mund dhe nuk duhet të trajtohen si dëm kolateral i procesit të ndalimit të kryebashkiakut për të ushtruar detyrën në liri.

Dua të nënvizoj me forcë se ky hap i imponuar nga nevoja urgjente e Tiranës për ecur përara me një udhëheqëse të re, nuk është pranim i pretendimeve të ngritura në procesin penal ndaj kryetarit të bashkisë që i takon gjykatës ta vlerësojë deri në fund. Sot ne po kryejmë detyrimin tonë politik dhe moral ndaj qytetarëve duke cliruar Tiranën nga ngërci i krijuar prej ndalimit pa gjyq dhe një kohë të paditur të kryetarit të Bashkisë” u shpreh megi Fino, kryetare e Keshillit Bashkiak./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!