Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ky nuk është fundi”/ Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar pavarësisht armëpushimit

schedule20:07 - 8 Prill, 2026

schedule 20:07 - 8 Prill, 2026

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mbajtur një deklaratë publike, duke theksuar se Izraeli ka arritur “suksese të jashtëzakonshme” në zhvillimet e fundit.

Netanyahu deklaroi se Irani është “më i dobët se kurrë”, ndërsa Izraeli “më i fortë se kurrë”, duke e cilësuar këtë si rezultat të zhvillimeve të fundit në rajon.

Ai theksoi se operacionet nuk kanë përfunduar ende: “Ky nuk është fundi i fushatës”, tha ai, duke shtuar se Irani po hyn në negociata në një pozitë të dobësuar.



Kryeministri izraelit nënvizoi gjithashtu se vendi i tij ka ende objektiva për të arritur, pa dhënë detaje konkrete mbi hapat e ardhshëm.

Në deklaratën e tij, Netanyahu vlerësoi edhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, duke falënderuar presidentin amerikan Donald Trump për “lidershipin dhe miqësinë”.

Sipas tij, bashkëpunimi mes SHBA-së dhe Izraelit mbetet i fortë dhe po kontribuon në “ndryshimin e fytyrës së Lindjes së Mesme”, në një moment kur tensionet në rajon vazhdojnë të jenë të larta.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!