Ky model i ri i flokëve është perfekt për çdo rast

schedule19:14 - 24 Dhjetor, 2022

schedule 19:14 - 24 Dhjetor, 2022

Rrjetet sociale diktojnë shumë tendenca dhe kanë fuqinë për të bërë të njohur një stil ose produkt, duke e bërë atë viral dhe shumë njerëz të provojnë trende të ndryshme.

Tani është koha për një model flokësh të veçantë që mund ta realizoni në mënyrë perfekte për një pritje, një biznes apo event privat. Domethënë, është një topuz me shkëlqim. Topuzi është kapur në një mënyrë  të lirshëm mund të duket si një model i zakonshëm, por jo ka më tepër, flokëve i shtohet shkëlqim dhe duket shumë efektiv.

Ato vezullime më pas duken si rreze drite që dalin nga topuzi. Kjo e bënë të duket duket magjike. Në fakt, perfekt për të mirëpritur 2023-ën, sepse i ngjan edhe fishekzjarreve. Ky model flokësh fillimisht filloi të shfaqej në TikTok, e më pas filloi të vërshonte edhe në Instagram. Nuk është për t’u habitur sepse duket vërtet mirë.

Mund të përdorni shkëlqime më të vogla ose më të mëdha, ose mund t’i përzieni të gjitha. Nëse nuk mund të gjeni një xhel që tashmë ka shkëlqim, mund t’i shtoni gjithmonë në një xhel të zakonshëm që do ta aplikoni në flokët tuaj me një furçë. Nuk mund të ishte më e thjeshtë dhe padyshim që do të dalloheni në turmë. Mund të aplikoni edhe disa kristale në flokët tuaj nëse dëshironi një shkëlqim më të fortë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!