Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ky model avionësh mund të jetë e ardhmja e fluturimeve

schedule11:49 - 18 Qershor, 2020

schedule 11:49 - 18 Qershor, 2020

Një model avionësh krejtësisht ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shikojmë, mund të jetë e ardhmja e fluturimeve, por gjithashtu një mundësi e mirë për të mos lejuar përhapjen e koronavirusit.

Zephyr Seat, është modeli me dy kate i prezantuar nga Jeffrey O’Neill, ku pasagjerët mund të distancohen nga njëri-tjetri në aeroplan, si dhe gjithashtu mund të shijojnë luksin dhe rehatinë duke u shtrirë.

Zephyr Seat (1)

O’Neill thotë se linjat ajrore nuk do të zvogëlojnë numrin e vendeve me modelin e ri të sediljeve 2-4-2 të ‘Zephyr Seat’. Ai shprehet për CNN se kjo ide i erdhi disa vite më parë në një udhëtim 19 orësh drejt Singaporit, por gjithashtu dhe pandemia e koronavirusit që i dha një shtysë për krijimin e këtij modeli.

 

Zephyr Seat (2)

 

Ne në thelb kemi vendosur një vend sipër një tjetri. Janë dy kate, por nuk është aq i gjatë sa mund ta imagjinojnë njerëzit, është vetëm katër metra e gjysmë nga toka deri në sedildjen e sipërme.”, tha ai. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!