Ky Mercedes i rrallë “u zgjua” pas 45 vitesh

schedule15:12 - 23 Janar, 2022

schedule 15:12 - 23 Janar, 2022

Një nga figurat më ikonike në historinë e automobilave, Mercedes-Benz 300 SL Gullwing, u gjet pas 45 vitesh izolim në një magazinë të errët. U deshën pothuajse pesë dekada që një Mercedes-Benz 300 SL Gullwing shumë e rrallë të shihte sërish diellin. Makina sportive gjermane, e ndërtuar në mesin e viteve 1950, qëndroi për 45 vite të tëra larg syve kureshtarë.

Kur u hapën dyert e magazinës, askush nuk u besonte syve pasi brenda fshihej një Mercedes-Benz 300 SL Gullwing blu në gjendje krejtësisht autentike. Edhe pse koha ka lënë gjurmë të pashlyeshme, makina sportive e paçmuar duket e gatshme të rifitojë shkëlqimin e humbur dhe të kompensojë kohën prej 45 vitesh izolim nga bota e jashtme.

Për momentin nuk dihet vendndodhja e magazinës ku Mercedes-Benz 300 SL Gullwing dhe as pronari i ri i tij, i cili do të përballojë koston e restaurimit të tij. Vetëm për hir të historisë, vlen të përmendet se midis viteve 1954 dhe 1957 u prodhuan gjithsej 1400 kopje të makinës, të cilat ishin të pajisura me një motor 3.0-litërsh benzinë ​​me gjashtë cilindra.

Vlera aktuale e një Mercedes-Benz 300 SL Gullwing të ruajtur mirë fillon nga pak më shumë se 1 milion euro dhe mund të arrijë deri në 7 milion, në varësi të versionit dhe gjendjes në të cilën ndodhet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!