Shkaktari kryesor i gurëve në veshka mbetet sasia e mangët e ujit, ndjekur nga ngrënia e ushqimeve shumë të kripura ose të ëmbla.
Sipas agroweb.org, shkaktarë të tjerë janë mungesa e aktivitetit fizik, ndërhyrjet kirurgjikale për rënie në peshë, mbipesha dhe infeksionet.
Rreziku i formimit të gurëve në veshka është i lartë edhe falë konsumit të sheqerit. Prandaj më poshtë do të gjeni një recetë kundër gurëve në veshka dhe tëmthit:
Përbërësit:
4 thela shalqini pa lëkurën
1 limon i qëruar
1 portokall i qëruar
1 mollë
4 kuba akulli ose pak ujë sipas dëshirës
Mund t’i shtoni gjethe majdanozi nëse dëshironi
Përgatitja:
Përziejini të gjithë përbërësit në një mikser dhe pijeni menjëherë.
Efektet e kësaj pijeje janë të shpejtë dhe domethënëse.
Këtë lëng mund ta pini çdo ditë për rreth 20 ditë dhe ta pësërisni për disa muaj deri sa të vini re përmirësime. l.k/abcnews.al