Elhaida Dani duket se po shijon jo vetëm suksesin e momentit lidhur me këngët e publikuara së fundmi, por edhe jetën në Shqipëri. Ajo nuk nguron të japë edhe shumë intervista të ndryshme, duke ndarë si rrallëherë edhe detaje nga jeta private.
E ftuar së fundmi në “Jonida’s Room”, Elhaida zbuloi se fiksimi i saj shumë viteve më parë ka qenë këngëtari Ermal Fejzullahu.
“Ka qenë Ermal Fejzullahu, sepse në ato vite Ermali merrte pjesë në festivalet shqiptare dhe ishte shumë i famshëm. Unë ia këndoja të gjitha këngët”, ka thënë Elhaida duke risjellë në kujtesë hitin e Ermalit, “Për një dashuri”, tha ajo duke qeshur./abcnews.al