Filmi “Brokeback Mountain”, me aktorë Jake Gyllenhaal dhe Heath Ledger, u shfaq në vitin 2006. Skenaristët menduan se filmi mund të ishte interesant, megjithatë, pasi lexuan skenarin, por as DiCaprio dhe as Pitt nuk besuan në të.
“Askush nuk donte ta bënte këtë film. Unë isha duke punuar për të dhe ndjeva se kishim nevojë për një kast shumë të fortë, me shumë fytyra të njohura. Kjo nuk funksionoi. Pyeta kandidatët e zakonshëm: Leonardo DiCaprio, Brad Pitt, Matt Damon, Ryan Filipe. Të gjithë thanë jo”, tha regjisori Gus Van Sant në 2018.
Një tjetër emër që përfundoi jashtë projektit ishte Josh Harnett. Aktori fillimisht pranoi të ishte pjesë e “Brokeback Mountain”, por pati probleme serioze pasi në të njëjtën kohë po punonte për filmin “Black Dahlia”. Për shkak të kësaj, ai duhej të largohej nga filmi dhe roli përfundimisht i shkoi dikujt tjetër.
“Vite më parë, Gus Van Sant donte ta bënte atë me mua dhe Joaquin Phoenix. Por ai ishte rrugës për në Itali, po punonte për ‘The Talented Mr Ripley’ dhe më pas ‘All the Pretty Horses’, pas kësaj donte të bënte ‘Brokeback’”.
Unë i thashë: “Gus, unë do të bëj një film për homoseksualët dhe më pas një film me kauboj.” “Nuk mund të vazhdoj me një film me kauboj gay!”, zbuloi Matt Damon për Entertainment Weekly në një intervistë në vitin 2007 për arsyet e refuzimit.
Filmi “Brokeback Mountain” përfundimisht rezultoi i suksesshëm, mori vlerësime të mira dhe përveç Ledger-it dhe Gyllenhaal-it, rolet kryesore u takuan: Michelle Williams, Anne Hathaway, Randy Quaid, Linda Cardellina, si dhe Kate Marie./abcnews.al