Ky është vendi që raportoi për herë të parë një rast me Covid

schedule18:41 - 29 Tetor, 2021

schedule 18:41 - 29 Tetor, 2021

Ishulli Tonga ka raportuar rastin e parë me koronavirus që nga fillimi i pandemisë pasi një pasagjer që udhëtonte nga Zelanda e Re rezultoi pozitiv.

Në një fjalim në radio të Premten, Kryeministri i Tongës Pohiva Tu’i’onetoa konfirmoi se kishte një rast COVID-19 midis 215 pasagjerëve që mbërritën nga qyteti i Christchurch, raportuan mediat lokale.

E vendosur në verilindje të Zelandës së Re, Tonga është shtëpia e rreth 106,000 njerëzve. Rreth 31 për qind e Tonganëve janë plotësisht të vaksinuar dhe 48 për qind kanë pasur të paktën një dozë, sipas grupit kërkimor Our World in Data.

Ashtu si shumë nga fqinjët e saj, izolimi i Tongës ka ndihmuar ta mbajë atë të sigurt, por vendi përballet me sfida të mëdha nëse virusi përhapet për shkak të sistemit shëndetësor të pamjaftueshëm. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!