Impianti “Stadion Narodowy” i cili është më i madhi në Poloni, do të presë sfidën e parë të kualifikuesve Euro 2024 ku Kombëtarja shqiptare synon t’i nisë këto kualifikuese me këmbën e mbarë.
Ndërtimi i impiantit nisi në vitin 2008 dhe përfundoi në vitin 2011. Stadiumi u hap gjatë Euro 2012 ku Polonia dhe Ukraina ishin vendi organizator.
Kapaciteti i këtij stadiumi është rreth 58 mijë vende, ndërsa më 11 nëntor 2022, stadiumi u urdhërua të mbyllej me efekt të menjëhershëm për shkak të problemeve të ndërtimit me çatinë. Stadiumi i përket shtetit ndërsa aty luan vetëm kombëtarja polake.
Ndërkohë, ndeshja Poloni-Shqipëri luhet më 27 mars në orën 20:45. /G.D abcnews.al/
Burimi: ABC News