Ky është shteti që raporton 0 raste të reja me koronavirus prej 13 ditësh

schedule10:11 - 11 Mars, 2021

schedule 10:11 - 11 Mars, 2021

Shteti australian i Victoria-s ka regjistruar ditën e 13 pa as një rast të vetëm lokal me koronavirus.  Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet e shëndetit në vend. Po ashtu, nuk u gjetën raste të reja mes atyre që karantinohen në hotele, nga më shumë se 20,000 teste të kryera.

Nëpër Victoria, shteti ka pësuar më shumë raste dhe vdekje se çdo territor apo shtet tjetër në Australi, tani kanë mbetur vetëm tre raste aktive.  Pavarësisht mënyrës sesi po shkojnë gjërat nga ana epidemiologjike, banorët ende nuk mund të udhëtojnë drejt Australisë Perëndimore  pa kryer dy javë karantinë të detyrueshme.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më sot, Australia numëron 29,090 të infektuar dhe 909 raste fatale. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!