Një vajzë e lindur në Manila, Filipine të martën është shpallur personi i 8 miliardë në botë.
Nëna, 27-vjeçarja Margarette Mabansag, pati një lindje normale në orën 1:29 të mëngjesit. Sakaq, sipas mediave të huaja, ajo e ka pagëzuar të bijën me emrin Vinice.
Lindja e Vinice erdhi në një kohë kur shkalla totale e lindshmërisë në Filipine ka treguar një rënie të paprecedentë, siç raportohet nga Autoriteti i Statistikave të Filipineve.
Ndërsa popullsia e botës e kapërceu shifrën tetë miliardë, shkalla totale e fertilitetit të grave filipinase të moshës 15 deri në 49 vjeç për vitin 2022 u ul në 1.9 fëmijë, nga 2.7 fëmijë në 2017.
Popullsia e botës kaloi tetë miliardë njerëz të martën, sipas Kombeve të Bashkuara./abcnews.al