Ky është objekti me të cilin u vra Lev Trotsky

schedule17:10 - 11 Maj, 2019

schedule 17:10 - 11 Maj, 2019

Një çekiç sqepar i përdorur nga agjenti sekret stalinian për të vrarë Lev Trotckin në Meksikë në 1940-ën, i është dhuruar Muzeut Ndërkombëtar të spiunazhit në Nju Jork nga një koleksionist amerikan.

Koleksionisti amerikan Keit Melton i ka dhuruar Muzeut Ndërkombëtar të spiunazhit në Nju Jork, objektin me të cilin agjenti i policisë sekrete staliniane vrau Lev Trotskin në 20 Gusht të 1940-ës në Meksikë, ku Trotcki jetonte në ekzil.

Agjenti duke u shtirur si një simpatizues i tij, la një takim me Trotckin për t’i lexuar një artikull për të. Ndërsa lideri i revolucionit rus ishte i përhumbur në lexim, vrasësi iu afrua pas shpine duke e goditur me një çekiç – sqepar në kokë. Trotcki ndërroi jetë një ditë më vonë në një spital të zonës. Agjenti  u arrestua nga policia meksikane dhe u dënua me 20 vjet burg. Pasi kreu dënimin ai u la i lirë dhe jetoi mes Çekosllovakisë, Kubës dhe Bashkimit Sovjetik. Teksa ndodhej në burg atij iu dha në mënyrë sekrete, titulli i lartë sovjetik: Ylli i artë i heroit të bashkimit sovjetik. Ai ndërroi jetë në vitin 1978 dhe u varros në Moskë.

Arma e krimit e sekuestruar në momentin e vrasjes, nga policia meksikane, u konsiderua e humbur për më shumë se 40 vjet. Deri kur koleksionisti amerikan Keit Melton arriti të gjente vajzën e drejtorit të policisë meksikane në atë kohë. Ky I fundit, pas daljes në pension dhe skadimit të afatit për ruajtjen e provave materiale të krimit, e kishte marrë në shtëpi armën e vrasjes, e cila për 40 vjet u ruajt poshtë shtratit të së bijës. Tashmë një nga armët më të famshme të krimit në histori, është rikthyer në dritë. Ka nga ata që pretendojnë se në të ka ende njolla gjaku të Trotckit./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!