Parukierët kanë zbuluar një sekret që do t’ju ndihmojë që flokët tuaj të lyer të qëndrojnë të njëjtë për aq kohë sa të jetë e mundur. Për një efekt që është i njëjtë sikur sapo keni dalë nga salloni, duhet të bëni pak përpjekje. Vera është periudha e vitit kur shumë femra zgjedhin të lyejnë flokët e tyre.
Njerëzit shpesh nuk ndjekin të gjitha udhëzimet që u japin parukierët. Gabimi më i madh që mund të bëni pas lyerjes është të lani flokët menjëherë. Parukierët profesionistë rekomandojnë që të prisni të paktën 48 orë. Disa këmbëngulin edhe 72 orë pas lyerjes.
Kjo do të kontribuojë shumë që flokët tuaj të mbeten në ngjyrën e tyre origjinale, sepse duhen tre ditë që flokët të marrin ngjyrën. Në këtë mënyrë, molekula e ngjyrës mbetet e bllokuar dhe lejon që ajo të jetë më e qëndrueshme. Kur t’i lani për herë të parë, mos përdorni shumë shampo./abcnews.al