Beyonce dhe Jay-Z janë çifti i njohur më i pasur në botë.
Në vitin 2018 pasuria e këngëtares nga “Forbes” ishte 355 milionë dollarë ndërkohë që ajo e reperit ishte 900 milionë dollar. Sipas Cosmopolitan, pasuria e Beyonces për vitin 2020 është vlerësuar të ketë qenë 450 milionë dollarë ndërkaq e Jay-Z ka shkuar në 1,4 miliard dollarë.
Kështu, pasuria e përbashkët e tyre për vitin 2020 arrin në më shumë se 1,8 miliardë dollarë.
Sipas raportit të “Forbes”, derisa Beyonce fiton para të majme nga këngët, albumet dhe turnetë e saj nëpër botë, Jay-Z gjeneron të ardhura të mëdha nga kompanitë e tij si Tidal, Roc Nation, Roc Nation Sports, Rocaëear dhe kompani të tjera.
Kujtojmë se Beyonce këtë vit ka hyrë në histori duke u bërë këngëtarja femër me më së shumti çmime “Grammy” gjatë karrierës. Beyonce ka arritur të çojë në shtëpinë e saj deri më tani gjithsej 28 trofe të “Grammy”./abcnews.al