Ky është anëtari i familjes mbretërore britanike që ka punuar më shumë gjatë vitit 2023

schedule16:35 - 11 Dhjetor, 2023

schedule 16:35 - 11 Dhjetor, 2023

Viti 2023, i cili së shpejti do të na thotë lamtumirë, nxori një fitues në familjen mbretërore britanike.

Ose më mirë një fituese, pasi Princesha Anne u emërua punëtorja më e mirë në pallatin britanik.

Sipas një analize të The Telegraph, Princesha Anne, 73 vjeçe, kreu 457 detyra.

Ajo mundi vëllain e saj Mbretin Karli III, 75 vjeç, i cili doli i dyti me 425 detyra dhe Dukën e Edinburgut, 59 vjeç, në vendin e tretë me 297.

Princesha Anne shpesh planifikon angazhime të shumta në një ditë, duke udhëtuar shpesh brenda Britanisë së Madhe dhe jashtë saj.

Vetëm këtë vit ai ka vizituar Australinë dhe Zelandën e Re, Indinë, Kanadanë dhe Qipron.

Mbretëresha Kamila, doli e katërta me 233 detyra, e ndjekur nga Dukesha e Edinburgh, me 219 detyra.

Princesha Anne kishte një rol kryesor si Shkopi i Artë në kurorëzimin e vëllait të saj Karli III në maj, duke vepruar në mënyrë efektive si truproja e Mbretit.

Ajo u fotografua duke udhëhequr një procesion të personelit të forcave të armatosura pas karrocës me kuaj të Mbretit dhe Mbretëreshës ndërsa ata u larguan nga Ëestminster Abbey dhe u kthyen në Pallatin Buckingham pas ceremonisë historike./abcnews.al