Kuzhinieri spanjoll ndryshoi të gjithë menunë e një dasme për hir të Victoria Beckham

schedule16:02 - 24 Prill, 2023

schedule 16:02 - 24 Prill, 2023

Victoria Beckham është shumë e kujdesshme për dietën e saj dhe nuk gabon kur bëhet fjalë për programin që ndjek. Kur ajo del për të ngrënë, kuzhinierët luftojnë për të përmbushur kërkesat e saj. Këtë herë, një kuzhinier i njohur spanjolle, me restorante të shumta në Spanjë dhe në botë, ka ndryshuar të gjithë menunë e një dasme për ta kënaqur.

Të hënën e kaluar, Dani Garcia, duke folur në një kanal spanjoll në emisionin e famshëm El Hormiguero ndau përvojën e tij kur në një moment të jetës së tij e gjeti veten duke i shërbyer Victoria Beckham në një dasmë. Shefi i kuzhinës kuroi menunë e dasmës së ish-yllit të Real Madridit, Sergio Ramos, i cili u martua me modelen Pilar Rubio. Siç tha ai në intervistën e tij: “Victoria Beckham ndryshoi të gjithë menunë. Ishte shumë e trishtueshme për përpjekjet që ishin bërë jo vetëm nga unë dhe ekipi im, por edhe nga nusja dhe dhëndri”.

Çfarë tha ai për Beckham? Ajo kërkoi diçka krejtësisht të ndryshme nga ajo që kishte sugjeruar shefi i kuzhinës, kryesisht në bazë të perimeve. Nga ana tjetër, ajo përmendi se kishte disa kërkesa të paarsyeshme, me të cilat, siç ka rrëfyer, nuk i kishte përballur asnjëherë në jetë. Dmth: “Ajo dontenjë tas me nenexhik dhe xhel hidroalkool, i cili tani është shumë i famshëm, por kur u bë dasma nuk ishte aspak e lehtë për t’u gjetur. Prandaj ishte e komplikuar t’i shërbeja Victoria Beckham-it atë natë.”

48-vjeçarja ish-Spice Girl ka pranuar tashmë në një intervistë relativisht të fundit se ajo është makthi më i keq i një kuzhinieri për shkak të mundësive të kufizuara të ushqimit. Në fund të fundit, kjo është edhe ankesa e David Beckham: “Fatkeqësisht, u martova me një grua që ha të njëjtat gjëra për 25 vjet. Që kur e takova, ajo ha vetëm peshk të pjekur në skarë dhe perime në avull dhe rrallëherë devijon nga orari i saj i rreptë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!