“Kuzhinieri” i së ardhmes është një robot, nis testimi në restorante

schedule13:02 - 16 Korrik, 2020

schedule 13:02 - 16 Korrik, 2020

Kompania e njohur “White Castle” do të nisë në shtator testimin e një “kuzhinieri robot” që mund të gatuajë ushqime të shpejta. Roboti i quajtur “Flippy” që është prodhuar nga Miso Robotics, do të testohet në një prej restoranteve të saj, dhe nëse kuzhinieri është i suksesshëm, kompania mund ta “punësojë” atë edhe në vende të tjera.

Flippy mund të gatuajë, të pastrojë si dhe punojë dero në 10 00 orë. Sipas kompanisë prodhuese, Flippy është një robot “i krijuar për të shërbyer së bashku me stafin e kuzhinës dhe për të përmbushur në mënyrë sa më efikase një sërë detyrash”. Bashkëthemeluesi i Miso Robotics, Buck Jordan tha se roboti sjell një mundësi reale për të përmirësuar vazhdimisht procesin e gatimit, shkruan abcnews.al.

White Castle është një markë ikonë, duke provuar sfida të reja për të sjellë menunë e tyre më shumë klientë, të përgatitur në një mjedis më të pastër nga stafi, me kushte më të mira pune që i përmbahen rregullave të distancimit social. Është diçka që vetëm Miso Robotics mund të bëjë.“, tha Jordan.

Ky vendim vjen pas situatës së krijuar nga pandemia e Covid-19, dhe robotët e inteligjencës artificiale shihen si një mënyrë efikase për të minimizuar kontaktet mes njerëzve, por zëvendës presidenti i “white Castle”, Jamie Richardson tha se koronavirusi përshpejtoi planet për të përdorur një robot për këtë qëllim. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!