Kuvendi “vulos” edhe dy ministrat e rinj/ Mete në krye të Financave, Ibrahimaj të Sipërmarrjes

schedule10:20 - 14 Shtator, 2023

schedule 10:20 - 14 Shtator, 2023

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar sot në seancën plenare për emërimin e dy ministrave të rinj, Ervin Mete dhe Delina Ibrahimaj.

Ervin Mete u emërua në krye të Financave dhe Ekonomisë me 74 vota pro dhe 30 kundër.

Ndërkaq, Delina Ibrahimaj u shkarkua me 105 vota pro nga posti i ministres së Financave dhe Ekonomisë.

Ajo u emërua ministre e Shtetit për Sipërmarrjen.

Ndryshimet në qeveri u njoftuan nga kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste./abcnews.al