Kuvendi voton shkarkimin e Metës, presidenti i parë në histori që “pushohet” nga deputetët

schedule15:02 - 9 Qershor, 2021

schedule 15:02 - 9 Qershor, 2021

Me 104 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenim Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Tashmë fati i presidentit Ilir Meta do të varet nga Gjykata Kushtetuese e cila do të hetojë nëse gjetjet e Komisionit Hetimor për Metën përbëjnë shkelje të Kushtetutës.

Meta është presidenti i parë në historinë e Shqipërisë që ndëshkohet me votë nga deputetët, pas nismës së 55 deputetëve socialistë dhe hetimeve nga Komisioni i Posaçëm, pjesë të cilit ishin edhe deputetët e opozitës parlamentare. Në procesin e votimit sot morën pjesën 114 deputetë ndërsa 8 munguan.

Deputetët që nuk morën pjesën në votim

Ambra Borova

Rudina Hajdari

Enada Kapllani

Korab Lita

Jetmira Raboshta

Olta Xhaçka

Fidel Ylli

m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!